Hudson dhe Wilson sërish bashkë?

Dyshja hollivudiane ishin lidhur në vitin 2007, menjëherë pas xhirimit të filmit “You, Me & Dupree”, ndërsa një vit më pas ata ishin ndarë, derisa menjëherë pas ndarjes Wilson kishte tentuar ta vrasë veten.
Vitin e kaluar sërish është spekuluar për rikthimin e romancës ndërmjet tyre, ndërsa tani ata janë parë së bashku në regjionin e Normandisë në Francë, ku Willson promovon filmin e tij “Marley & Me”.
“Ata ishin njësoj sikurse çdo çift i dashuruar. Ajo ia mbante dorën dhe ata po kënaqeshin me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































