Drejtori i Huawei, Richard Yu, në një deklaratë të re ka njoftuar se Huawei synon të bëhet prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në dy vitet e ardhshme.
“Ne do të mbërrijmë Apple, hap pas hapi, inovacion pas inovacioni. Mundësi të reja do të na paraqiten. Intelegjenca artificiale, realiteti virtual dhe realiteti i shtuar do të jenë në favor të kësaj” – ka deklaruar Yu për Reuters.
Aktualisht, Huawei është prodhuesi i tretë në botë i telefonave, pas Apple dhe Samsung.
Sipas të dhënave nga kompania hulumtuese IDC, Huawei ka shitur 33.6 milionë telefona në tremujorin e tretë të 2016, duke marrë kështu 9.3 për qind të tregut.
Në të njejtën periudhë, Apple ka shitur 45.5 milionë njësi dhe ka 12.5 për qind të tregut përderisa Samsung ka shitur 72.5 milionë njësi dhe bën pjesë në 20 për qind të tregut.
Më herët gjatë këtij viti, Yu ka deklaruar se beson që Huawei mund të bëhet prodhuesi i parë i telefonave për pesë vjet.