LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton super-modelin Ascend P1 S

Huawei prezanton super-modelin Ascend P1 S

Huawei ka prezantuar disa pajisje mbresëlënëse kohëve të fundit, prandaj edhe ju mund të mos befasoheni shumë, kur të dëgjoni për modelin e ri të avancuar të telefonit të cilin ajo e ka prezantuar në ngjarjen e CES.

Modeli i ri i telefonit, Huawei Ascend P1 S dallohet për hollësinë prej 6.68mm, e cila e tejkalon edhe atë të Motorola Razr, i cili vjen me 7.1mm.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi që Ascend posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç , qHD 540 x 960, në teknologjinë Super AMOLED.


Në anën tjetër, telefoni është i pajisur edhe me procesor dy-bërthamësh me 1.5 GHz, TI OMAP 4460, i përcjell edhe me SGX 540 GPU, që do të ishte i mjaftueshëm për të incizuar video në 1080p, me kamerën prej 8MP.

Megjithatë, këto nuk janë karakteristikat e vetme të këtij modeli të avancuar të telefonit, të cilin Huawei do ta lansojë në tre-mujorin e dytë të vitit 2012, për një kosto e cila do të konkurrojë me rivalët e saj në treg. / Telegrafi /