LAJMI I FUNDIT:

Huawei ka më të hollin

Huawei ka më të hollin

Ndër pajisjet e shumta që janë prezantuar në CES shumë gazetarë e kanë vërejtur modelin Ascend P1 S të Huaweit. Kjo kompani deri tani kryesisht synonte segmentin e poshtëm të tregut të smartphonëve, por me këtë model, siç duket, Huawei planifikon të fillon edhe ofensivën në sektorin e top-modeleve.

Ascend P1 S kështu për momentin është telefoni më i hollë në botë – anësorja e tij elegante është e trashë vetëm 6.68 milimetra, që nga ata që e kanë pasur në dorë vlerësohet si diçka mjaftë e pazakontë dhe e veçantë.

Prapëseprapë, specifikat harduerike të këtij smartphonei janë mjaft atraktive. Ekrani Super AMOLED me rezolucionin prej 540 x 960 pikë. Ai punon me procesorin dybërthamësh të TI në 1.5 GHz, e në pjesën e pasme ka fotoaparatin prej 8-megapiksel me blicin dual-LED, mundësinë e incizimit të fotografive HDR dhe videos në 1080p. Të gjitha këto punojnë me Android 4.0. /Telegrafi/