7:54 Petrit Saraçini: Kjo është turp. Mijëra qytetar janë të ndaluar të kryejnë të drejtën kushtetuese. Duan që të luajnë teatër me ne. Ky është skenar.
Bashkqytetar të nderuar, ka disa bashkqytetar tonë andej që i shantazhojnë me sendwicha dhe me kërcënime. Qytetarët e lirë të Maqedonisë i duan të drejtat e tyre. Këto mijëra qytetar janë shefat tuaj. Polic të nderuar, ju jeni betuar para Kushtetueses. Ju jeni ne e ne jemi ju. Mundësoni qytetarëve që të respektohet kushtetuta. Duam dorëheqje të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë të ndalohen amnestimet e vjedhësve të zgjedhjeve, pedofilëve dhe narkodilerëve. Do jemi këtu, jemi të fortë dhe do i bëjmë ballë këtij pushteti.
7:40 Protestuesit janë duke pritur që policia të lëshoj hapsirë që të drejtohen drejt Gjykatës Kushtetuese, për t’u fitur brenda dhe për të penguar punën e gjykatësve që ata thonë se punojnë në dëm të shtetit
7:30 Policia ka penguar konfliktin. Armatim shumë i rëndë, mbi 1000 polic në kordonin mes protestuesve
7:27 Gjithçka varret nga kordoni i policisë që është në mes turmë së protestuesve dhe turmës që mbështetin Gjykatën Kushtetuese!
7:21 Turma e protestuesve është shumë afër të përplaset me turmën e atyre që mbështetin Gjykatën Kushtetuese!
7:07 Zoran Zaev: Asnjëherë nuk do të lejojmë që të përplasen turmat!
7:05 Petrit Saraçini: Nëse ndodh diçka sonte, përgjegjësitë i ka qeveria
7:04 Në protesta ka më shumë se 10.000 persona
6:58 Protestës i është bashkangjitur edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev
6:40 Protestuesit: Drejtësia për ne ka vdekur
Protestuesit janë drejtuar drejt Gjykatës Kushtetuese nga vendi para qeverisë!
Shiko videon këtu
5:50 Përkrahësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen para qeverisë
Ka filluar mbledhja e përkrahësve të opozitës dhe të platformës qytetare ”Hajde” para qeverisë, të cilët janë ftuar në protestë masovike kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e Ligjit për faljen e të dënuarve, ku do të përfshihen edhe ata që janë dënuar për parregullsi zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, tashmë para Gjykatës Kushtetuese, janë vënë tenda nga ana e Opcionit Qytetar Maqedonas (OQM) dhe përkrahësve të partisë në pushtet VMRO-DPMNE të cilët kanë organizuar kundër protestën, për siç thonë, mbështetje të institucioneve shtetërore. Edhe forcat policore janë reshtuar para qeverisë.
Platforma qytetare ”Hajde”, veç se ka kërkuar nga policia që t’u mundësoj të protestojnë në vendin të cilin e kishin paralajmëruar, ndërkaq opozita ka paralajmëruar se do të nisen drejt Gjykatës Kushtetuese./Telegrafi/