LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton super-modelin e ri, HTC One X+

HTC prezanton super-modelin e ri, HTC One X+

Për disa javë rresht është folur shumë për modelin e ri të HTC, One X+, ndërsa tani kompania tajvaneze e ka zyrtarizuar pajisjen e saj më të re mobile, me të gjitha detajet.

HTC One X+ mbështetet nga procesori quad core 1.7Ghx NVIDIA Tegra 3 AP37, si dhe memoria e integruar prej 64GB, ndërsa në treg do të jenë dy modele: HTC One X+ dhe versioni tjetër HTC One X+ LTE.

Modeli më i ri i telefonit, HTC One X+ vjen me Android 4.1 Jelly Bean dhe HTC Sense 4+, ndërsa bashkë me këto karakteristika përfshihet edhe bateria me 2,100 mAh, e cila sipas HTC’së mund të mbajë deri në 50 për qind më shumë kohë bisede, krahasuar me paraardhësin e tij, HTC One X.

Për më shumë, HTC One X+ është i pajisur edhe me HTC Watch 2.0, softuer i cili ju lejon që të shikoni filma në pajisjen tuaj mobile, ndërkohë që HTC ka integruar edhe Sense 4+ i cili mundëson grumbullimin e të gjitha videove në një vend të vetëm.


Shitja e HTC One X+ për Evropë dhe Azinë Veriore do të fillojë gjatë muajit tetor, ndërsa në Azinë Jugore ky telefon do të paraqitet gjatë muajit nëntor. Ende nuk ka asnjë detaj lidhur me çmimin e mundshëm të këtij modeli të ri të telefonit. / Telegrafi /