LAJMI I FUNDIT:

HTC prezanton modelin Explorer

HTC prezanton modelin Explorer

HTC së fundmi ka prezantuar një model më të lirë të telefonit të saj në Android, përkatësisht modelin HTC Explorer, edhe pse nuk e ka bërë të ditur datën e lansimit të kësaj pajisje në tregun evropian.

Sipas gazetarëve të Clove, thuhet se HTC Explorer do të fillojë të shitet në Mbretërinë e Bashkuar që nga 31 tetori i këtij viti, ndërsa është premtuar se çmimi i këtij modeli do të jetë më i lirë krahasuar me modelet tjera më të avancuara.

HTC Explorer posedon ekranin HVGA të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.2 inç, rezolucion 480 x 320 piksel, ndërsa ky model është i pajisur me Android Gingerbread 2.3.5 dhe HTC Sense 3.5 UI.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 3 mega-piksel, auto-fokus, rrjetet 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 3.0. / Telegrafi /