Hoxhaj, po ashtu, do të takohet me një grup të madh të kongresmenëve amerikanë, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Qendrën për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Washington, ministri Hoxhaj do të takohet edhe me shumë personalitete të jetës publike në Amerikë dhe me miq të Republikës së Kosovës atje. /Telegrafi/