Të hënën në Prishtinë është shënuar Dita e Presidentit.
Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kanë vizituar shtatoren e presidentit Bill Clinton.
Hovenier tha se Clinton ishte thellësisht i lumtur për veprimet që kishte bërë, për t’ia dhënë Kosovës një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“I nderuar që i bashkohem Vjosa Osmanit në nderimin e shtatores së Presidentit Bill Clinton në Ditën e Presidentëve të SHBA-së! Presidenti Clinton ishte thellësisht mirënjohës për pjesën e tij në sigurimin që Kosova të kishte një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sot, ne e shohim atë vizion në veprim.”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
Pjesë e këtij manifestimi ishi edhe nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë./Telegrafi/