Hotel Dukagjini, perla e hoteleve elitare të Kosovës (Foto)

Hotel Dukagjini, i vendosur në qendër të qytetit të lashtë të Pejës, nën përqafimin e lumit Lumbardh si dhe nën freskinë e Grykës së Rugovës, ofron momente të jashtëzakonshme relaksi në restorantet dhe kafeteritë që janë të shumta në kuadër të hotelit.
Askund tjetër nuk mund të filloni ditën nën zhurmën e rrjedhës së lumit Lumbardh dhe me peizazhin mahnitës së Grykës së Kosovës, të kompletuara me kafen dhe ushqimin tejet të shijshëm që mund ta gjeni në hotel.
Menytë e begatshme me ushqime tradicionale dhe ndërkombëtare, të gërshetuara me pijet e kualitetit më të lartë, të shërbyera në mënyrë profesionale, janë vetëm një pjesë e kënaqësisë që do ta përjetoni.
Dhomat tejet komode të hotelit që janë nga ato njëshe (single), dyshe (twin), suitat de luxe e deri tek ato presidenciale dhe pent house, janë të pajisura me të gjitha aksesorët e duhura, të dizajnuara me shumë shije, që sigurojnë gjumë të rehatshëm.
Me kënaqësi ofrohet edhe dhoma për të dashuruarit e cila përmban darkën romantike dhe është e dekoruar me shumë pasion.
Pishina, xhakuzi, banjo turke, sauna dhe fitnesi janë pjesë përbërëse në çmimin e dhomës, duke e kompletuar pushimin tuaj edhe me momente relaksi dhe kënaqësie.
Masazhet e shumta të ofruara nga masazhistë profesionistë janë në dispozicionin tuaj me rezervim paraprak, me çmime tejet të volitshme.
Për çiftet që dëshirojnë që të kurorëzojnë dashurinë e tyre, në hotelin Dukagjini ofrohen salla të shumta, shumë moderne dhe tërheqëse për momentet më të rëndësishme të jetës suaj.
Jemi të vetmit që ofrojmë ambient tejet të veçantë në qiellin e hapur për ahengje në tarracën e hotelit me kapacitet deri 400 persona.
Numri i madh i vizitave grupore nga shtetet e Ballkanit, Evropa, si dhe nga Lindja e Afërt dhe e Largët, janë indikatorë të fuqishëm që Kosova dhe Peja, përfshirë hotel Dukagjinin, janë duke u bërë destinacion i pushimeve turistike për turistët nga e tërë bota.
Hoteli është nikoqir i numrit të madh të konferencave dhe seminareve për organizatat e shumta vendore dhe ndërkombëtare, duke ofruar më shumë se pesë salla të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme.
Parkingu i mjaftueshëm pa pagesë, hapësirat e klimatizuara, personeli shumë profesional, sigurojnë që të ndjeheni shumë rehat dhe të kënaqur gjatë qëndrimit tuaj.
Për më shumë informata na vizitoni në: www.hoteldukagjini.com, si dhe në www.facebook.com/hoteldukagjini.
Artikull i sponsorizuar








































