"Ajo që ndodhi dje ishte një akt i luftës (...)", ka thënë Hollande. “Shteti Islamik është i organizuar edhe jashtë dhe ka ndihmës vendas që do t’i zbulojë hetimi", transmeton Telegrafi.

Presidenti ka shpallur tre ditë zie dhe paralajmëroi se do t’i drejtohet të hënën Asamblesë Kombëtare të Francës.


Shteti Islamik sot ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Al HAyat Media Centre ka përcjell kërcënimet duke thënë: “Derisa nuk i ndalni bombardimet, nuk do të keni qetësi. Do të keni frikë që të dilni edhe në Pazar”. /Telegrafi/