LAJMI I FUNDIT:

Holga edhe për Galaxy S2

Holga edhe për Galaxy S2

Holga është një shtëpizë e veçantë për celularë, fillimisht në dispozicion vetëm për iPhone 4 dhe 4S, e tani edhe për Samsung Galaxy S2, që vendoset në pjesën e pasme të celularit.

Përdorimi elementar i Holga-s është zgjidhja e njërit nga nëntë filtra/efekte në dispozicion për objektivin e kamerës – duke filluar nga filtrat më ngjyrë (magentë, gjelbër), filtrat me ngjyrë me vrimë në mes (verdhë, kaltër, kuq me vrimë në formë të zemrës), lentja makro dhe “shumëzuesit” e fotografisë (foto e dyfishtë, trefishtë, katërfishtë).

Aty është edhe vrima e zbrazët, ose shkalla pa kurrfarë efekti/filtri. Mirëpo, duke pasur parasysh se vrima është (tepër) e vogël, fotografimi nëpër të do të shkaktoj vinjetim shumë të theksuar (kjo vlen edhe për të gjithë filtrat tjerë), që do të thotë se Holgan duhet hequr nëse dëshironi foto të pa-vinjetuar. Të gjitha këto kushtojnë pak më pak se tridhjetë dollarë, e mund të blihet në pesë ngjyra. /Telegrafi/