Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Francës do të luajnë sot (e premte) mes vete në një derbi të vjetër evropian.

Tulipanët janë nikoqir të Gjelave në ndeshjen e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.


Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin De Kuip, në qytetin e Rotterdamit.

Vendasit holandez vijnë në këtë ndeshje të motivuar para tifozëve të tyre dhe presin një fitore për të shpresuar kalimin e grupin si vend i parë.

holanda jo bind euml se ndaj uellsit hd

Në anën tjetër, ekipi i Didier Deschamps ka shtatë pikë në vendin e parë dhe shpreson ta sigurojë qysh sot kalimin tutje.

Franca 1 Franca (Getty Images)

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacioni i mundshëm i Holandës: Cillessen; Tete, De Ligt, Van Dijk, Blind; De Roon, De Jong, Wijnaldum; Bergwijn, Depay, Babel.Formacioni i mundshëm i Francës: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Digne; Mbappe, Kante, Nzonzi, Matuidi; Griezmann, Giroud./Telegrafi/

telegrafi sport app