Holanda në pozitë reale për vendin e parë, e mund Francën

Holanda ka mundur edhe Francën në Roterdam me rezultat minimal 2-0 për të rritur gjasat e një kualifikimi të mundshëm në finalet e Ligës së Kombeve.
Holanda kishte kontrollin e lojës nga fillimi i takimit, duke qenë skuadra insistuese.
Pas një rasti të mirë dhe hutie në mbrojtjen e kampionëve të botës, ishte Wijnaldum ai që shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë Franca bëri zëvëndësimet dhe kërkoi të barazonte, por nuk ja doli.
Madje, pranoi golin e dytë nga penaltia në çastet e fundit të takimit.
Me këtë fitore Holanda ka gjashtë pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se Franca që mban pozitën e parë pas katër ndeshjeve.
Holanda ka edhe një ndeshje më pak, dhe me një fitore ose barazim në Gjermani do të mund të siguronte pozitën e parë në Grupin 1 të Divizionit A të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/





















































