1. Një kozeri e vogël me temë gjuhësore, dhe
2. Një fejton me tematikë gjuhësore
Artikullin e parë e kishte botuar më parë "Rilindja" më 1952, kurse të dytin "Fjala" më 15.12.1972. Këto data i jepnin shënimet në fund të artikujve.
Më bënë përshtypje shumë, sepse shpesh, bazuar në njohuri të përgjithshme për orientimin politik të asaj kohe, biem në grackë të paragjykimeve dhe ndërtojmë mendime e bindje të pasakta pa e ndier nevojën e rivlerësimit shkencor dhe të mbështetjes në prova.
Siç e thotë dhe i lumi Muhamed a.s. "disa paragjykime përbëjnë xhynah"
Demokracia kulturore, edhe për aq sa e kemi arritur, duhet të na edukojë që kontributin kulturor të brezave të mos e përjashtojmë për shkak të sistemeve politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Kjo e para, kurse e dyta: M’u duk se më shumë atëherë i kushtohej rëndësi gjuhës shqipe seç i kushtohet sot. Në ato rrethana të pafavorshme për afirmimin e identitetit kombëtar, vërehet karakteri i përmbajtur, përpjekja për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, kurse sot, në liri të plotë, në Kosovë bëhet garë kush më shumë shkatërron njësinë kombëtare, identitetin shqiptar, sidomos elementin më qenësor të tij – gjuhën shqipe.
Institucione të larta arsimore që kanë detyrë t’u mësojnë studentëve standardin e shqipes, në vend të kësaj, u mbjellin dyshime për drejtësinë e standardit të shqipes dhe me kaq i lënë, të paktën t’ua mësonin njëherë. Takon profesorë të rinj të Gjuhës shqipe që nuk arrijnë t’i shkruajnë drejt dy fjali, as në standard, as në gegërishte letrare, por janë në gjendje të të flasin me orë për padrejtësitë gjuhësore që qenkan bërë më 1972. Efekti kryesor – mbjellja e dyshimit.
T’u kthehem artikujve të Hivzi Sulejmanit!
Depërtimin e fjalës sllave në gjuhën shqipe që edhe sot përdorim: "Unë veç kam ardhur, ajo makinë veç është shitur", në vend se "unë tashmë kam ardhur, ajo makinë tashmë është shitur"; Hivzi Sulejmani duket të ketë qenë i pari që e ka bërë objekt vështrimi kritik. Ai, në artikullin "Një fejton me tematikë gjuhësore", shkruan: "Kur jemi këtu, ta shohim edhe një fjalë kësisoj: U ngriti çmimet e banesave që veç ishin shitur (Povisio je cene stanovima koji su već bili prodati). Njëra veç ka dalë në Zagreb (Jedna je već izašla u Zagrebu). E çka të bëjmë me ato të gjuhës shqipe siç janë: më, tanimë, tashmë? Mos janë dënuar ato me vdekje vallë?".
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës