Autori i biografisë së re të Adolf Hitlerit, Volker Ulrich, e shfaqin atë si njeri me cene që me aktrim brilant ia doli të mashtrojë shumëkënd. Hitleri ka theksuar shpeshherë se si ai u rrit në rrethana modeste, ndonëse familja e tij i takonte shtresës së pasur të mesme. Shpesh lëvdohej se ka bënte jetë asketi, por realiteti ishte ndryshe: fitonte milionat, i adhuronte makina të shtrenjta, ndërsa kostumet ishin të porositura.

Derisa shumë autorë e kanë portretizuar Hitlerin si një artist të paplotësuar, Ulrich beson se si piktor dhe arkitekt ishte mesatar dhe se talenti i tij kryesor ishte në fushën e politikës.


“Hitleri kishte aftësi të pabesueshme për të bërë për vete njerëzit e besimeve të ndryshme dhe për këtë qëllim gjithmonë ka luajtur role të reja - varësisht nga situata që kërkohej. Nëse ai duhej të bënte për vete kolegët e rezervuar partiakë, luftoi për simpati nëse ishte e nevojshme, madje mundte që për një çast të qante. Impresiononte veteranët e luftës, si dhe zonjat fine, ekspertët kryesorë ekonomikë apo banditët e dhunshëm nazistë. Për të gjithë ata Hitleri kishte mjetet e duhura", shkruan Deutsche Welle në gjuhën gjermane.

Edhe pse në shikim të parë Hitleri dukej njeri i zakonshëm, posa dilte në skenë shndërrohej në “demagogun të cilin Gjermania kurrë nuk e kishte parë”. Por, sado që ishte aktor dhe orator i shkëlqyer, kurrë nuk arriti ta fshihte radikalizmin e tij.

“Libri i Ulrichit së nuk ia ofron gjermanëve mundësinë e kërkimit të faljes për diktatorin nazist. Ndoshta ai ishte aktor i mirë politik, por përmbajtja që përfaqësonte nuk ishte e aktruar. Në aktrim ai gjithmonë ishte autentik”, shkruan DW . /Telegrafi/