LAJMI I FUNDIT:

Hiti i verës: pantallona të shkurtër

Hiti i verës: pantallona të shkurtër

Edhe pse vitin e kaluar ishin pjesë përbërëse e kombinimit pranverë-verë, një palë pantallona të shkurtër, në të vërtetë, në këtë sezon janë veshja ideale pothuajse për çdo femër.

Pjesëtaret e brezit të ri me guxim mbajnë pantallona të shkurtër në kërkim të një figurë e përshtatshme. Nëse jeni e pasigurt në përzgjedhjen e modelit dhe të materialit, më të pëlqyerat janë xhinset e shkurtra, të zbukuruara me thumba ose me rrip.

Me pantallona të shkurtra vishni një këmishë, ajo mund të jetë një fanellë e bardhë apo me ngjyrë, gjithashtu një përzgjedhje e mirë do të ishte këmisha sportive.
Çanta le të jetë me ngjyrë kafe për një vështrim të vërtetë retro.


Veshjet e mëndafshit janë të dedikuar për daljet e mbrëmjes. Kjo mund të jetë një kostum me pantallona të shkurtër. Për raste festash një palë pantallona të shkurtër kombinojeni me një top mëndafshi, të mbathura elegante që vizuelisht ua zgjasin këmbët.