LAJMI I FUNDIT:

Hiti i sivjetmë: Bikini me kristale

Hiti i sivjetmë: Bikini me kristale

Dizajnerët e modës nga kompania “Pistol Panties” kanë promovuar kreacionin e tyre të ri: kostume dypjesëshe të larjes.

‘Bling-kinet’ e reja të quajtura “Anita” janë të mbuluar me kristale të Swarovskit, ndërsa në bazë të parashikimeve të tregtarëve, ato do të bëhen produkti më i shitur për këtë verë.
Zëdhënësja e rrjetit të dyqaneve “Selfridge”, Lucy Gillis, ka deklaruar se tashmë është rritur popullariteti i kostumeve të kristalta dhe ata janë duke u përgatitur në sjelljen e mallit të ri për t’i plotësuar kërkesat e klienteve të tyre të pasura.

“Kostumet e larjes janë teshat kryesore të verës. Kudo që vendosni të shkoni për pushime, shpresojmë që ‘Anita’ do të zgjojë në ju bukurinë e modeles së vërtetë”, është shprehur Gillis.
Për më shumë, dizajnerët e brendit britanik “Pistol Panties”, veshin disa nga femrat më të famshme në botën e shou-bizit, siç janë Victoria Beckham, Kate Moss dhe Sarah Jessica Parker.