Historiani serb: Ne jemi të ardhur, shqiptarët autoktonë

Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljcic) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.
Në këtë tekst shkollohet shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja...”. Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski ud?benik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historik, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan.
Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.
Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë.
“Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”.
Antoniç duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, që unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb siç është rasti me Mihaljin.
Kush kujdeset për hartën e Evropës nga 814 vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan e cila kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojnë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”. /Telegrafi/




















































