Mosfunksionimi i aeroplanëve të qeverisë gjermane u bë objekt tallje në botë. Por, që diçka e tillë të ndodhë dy herë në të njëjtin udhëtim dhe që një anëtar i qeverisë të kthehet në shtëpi me punë të papërfunduara – kjo tashmë është kuriozitet.
Aeroplani qeveritar gjerman që bartte ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në një vizitë zyrtare në Australi, Zelandën e Re dhe Fixhi duhej të bënte një ulje emergjente. Edhe atë dy herë.
Një aeroplan Airbus A340-300 duhej të bënte një ulje të paplanifikuar në Abu Dhabi të hënën (14 gusht) për shkak të një problemi. Pasi supozohej se u riparua, ai u nis drejt Sydneyt, por sërish u desh të kthehej në Abu Dhabi sepse defekti u rishfaq. Në fund, ministrja anuloi udhëtimin njëjavor në rajonin e Paqësorit dhe u kthye në Berlin.
Një aeroplan me një histori të pasur dështimesh
Megjithatë, nuk ishte përvoja e saj e parë me aeroplanët qeveritarë që nuk funksionojnë. Kështu, në muajin maj, asaj iu desh të shtynte shkurtimisht udhëtimin zyrtar dhe të bënte një ulje të detyruar në Katar.
Ky aeroplan Airbus është 23 vjeçar. Fillimisht u përdor nga Lufthansa dhe më pas hyri në flotën e ushtrisë gjermane. Për një kohë ai mori emrin e kancelarit të parë gjerman, Konrad Adenauer, shkruan dw.
Ish-kancelarja Angela Merkel dhe ministri i atëhershëm i Financave, Olaf Scholz fluturuan me të njëjtin aeroplan në nëntor të vitit 2018 për në takimin e samitit të G-20 në Buenos Aires. Edhe atyre, pas një fluturimi të shkurtër, u desh të ktheheshin në Gjermani për shkak të një mosfunksionimi. Më vonë ata udhëtuan, por me një linjë të rregullt.
Brejtësit ndaluan ministrin e financave

Në tetor të vitit 2018, brejtësit dëmtuan aeroplanin zyrtar në aeroportin në Indonezi dhe kështu penguan kthimin e ministrit të atëhershëm të Financave, Scholz nga takimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prandaj iu desh të kthehej në Gjermani me linjë të rregullt.
Në dhjetor të vitit 2016, ish-ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen shkoi në Mali me një aeroplan qeveritar, por u detyrua të ulej në Nigeri për shkak të një mosfunksionimi. Ajo duhej të kalonte natën atje, por të nesërmen ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e saj me aeroplanin zyrtar.
Ushtria gjermane zotëron dy aeroplanë A340 për nevojat e zyrtarëve. Duke qenë se të dyja kanë defekte të shpeshta, tani është vendosur që ato të zëvendësohen nga modeli më i ri A350.
Por, probleme kanë edhe lloje të tjera aeroplanësh të flotës qeveritare. Për shembull, Global-6000 i prodhuar nga Bombardier, nga të cilat ka tre pjesë në flotë. Ato janë relativisht të reja dhe janë dorëzuar vetëm në vitin 2019. Megjithatë, në fillim të qershorit të këtij viti, aeroplani me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Siemtje Moller u detyrua të ulej në kryeqytetin e Nigerit, Niamey, për shkak të një mosfunksionimi.
Pa të meta dhe të rehatshme
Në fillim të vitit, kancelari Olaf Scholz udhëtoi me aeroplanin e ri qeveritar Airbus A350-900. Është aeroplani i parë i këtij lloji në flotën ushtarake gjermane i pajisur plotësisht për zyrtarët më të lartë. Ai udhëtim shkoi pa probleme. Aeroplani i bardhë me vija të zeza, të kuqe dhe ari dhe me mbishkrimin “Republika Federale e Gjermanisë” (Bundesrepublik Deutschland) është 67 metra i gjatë, arrin një shpejtësi prej 960 kilometrave në orë dhe një lartësi prej më shumë se 13 mijë metrave. Mund të arrijë në çdo destinacion në botë pa u ulur për t’u furnizuar me karburant.
“Konrad Adenauer” është i dyti nga gjithsej tre aeroplanë të tipit A350-900 që përdoren për transportin e zyrtarëve shtetërorë. I pari me emrin “Kurt Schumacher” fluturon prej dy vitesh, por nuk është i pajisur për të transportuar zyrtarë të lartë si kancelarë, ministra apo presidentë.
Por, tashmë në të është krijuar një hapësirë e veçantë për kreun e delegacionit, me një dhomë gjumi dhe banjë, si dhe një dhomë të vogël ngrënieje.
Parlamenti gjerman miratoi shumën prej 1.2 miliard eurosh për tre aeroplanë modern.
Ka zemërim në Ministrinë e Punëve të Jashtme federale për këtë siklet të fundit. Për shkak të kësaj, Gjermania nuk është vetëm objekt talljeje brenda vendit, por edhe jashtë saj.
Pra, tashmë kanë arritur disa e-mail nga vendet mike me mesazhe sarkastike si, “A mund të ndihmojmë?” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon ‘sjelljen’ e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa