Shaun Barker është futbollisti që jetoi një mrekulli, pasi iu rikthye fushave të blerta pas një lëndimi të tmerrshëm, i cili e la për plot katër sezone e gjysmë jashtë fushave dhe bëri pesë operacione, 30 intervenime në gju dhe prapë u rikthye të luaj futboll.
Në mars të vitit 2012, futbollisti Shaun Barker lëndoi gjurin e tij, ku e shkatërroi në një mënyrë që ju mund të mendoni se ishte rezultat i një aksident të tmerrshëm me makinë me shpejtësi të lartë.
Si kapiten i Derby County, ai u përpoq për të larguar një top në zona e gjashtë-metërshit, në një ndeshje kundër rivalëve lokal, Nottingham Forestit dhe portieri i tij, Frankie Fielding, erdhi për të larguar të njëjtin top.
Përplasja e tyre, çuditshëm ka lënduar çdo ligament dhe pjesë së gjurit të Barker, ligamentin e përparmë dhe të pasmë, ligamentet anësore dhe kolateralin mesor, ku u krijua edhe një vrimë në këmbën e tij.
Ky lëndim i tmerrshëm e la pa ndjenja dhe të palëvizshëm në fushë futbollistin anglez.
Për të huajt, ideja se ndonjëherë do të kthehet për të luajtur futboll profesional përsëri dukej qesharake dhe me kalimin e kohës kjo ndjenja vetëm u rrit.
Megjithatë, në natën e premte, pas pesë operacioneve, 30 shpimeve të këmbës për të larguar lëngun e thatë nga gjuri i tij, një vit pa klub apo të ardhura, Barket mori një dhuratë nga skuadra e tij, duke u rikthyer në fushat e blerta dhe duke sinjalizuar fundin e një rruge të gjatë dhe kokëfortësie, gjë që ia demonstroi të kundërtën atyre që dyshuan, shkruan Telegrafi.
Në minutën e 93-të, ai hyri në fushën e lojës me Burton Albion, në paraqitjen e tij të parë konkurruese pas katër vjet e gjysmë, ku skuadra e tij shënoi fitore 1-0 mbi fqinjët e tyre më të afërt, Derbyn.
Një shënim i mëtejshëm i mprehtë është fakti se menaxheri i Burton, Nigel Clough, edhe shefi i Barker në Derby, mbajnë në mënyrë të qartë dashuri të madhe për ish-kapitenin e tij.
Fitorja e së premtes ishte hera e parë që Clough është përballur kundër Derbyt, që kur e larguan atë në vitin 2013.
“Duke pasur 90 sekonda në dispozicion, unë mendova se ajo ishte e nevojshme për mua dhe atë që kërkova më shumë se çdo gjë; për të debutuar përsëri ishte gjithçka që unë desha, si fund i një udhëtimi dhe një fillimi të ri”, deklaroi fillimisht Barker, transmeton Telegrafi.
“Do ta provojë vetën përsëri tani. Kjo më ka bërë më të përmbajtshim, por kjo nuk është se më bëri të lumtur”, përfundoi futbollisti anglez.
Biografia e Shaun Barker:
Data e lindjes: 12 Shtator, 1982
Mosha: 33 vjeç
Klubet: Rotherham, Blackpool, Derby, Burton
Paraqitje: 388
Gola: 21
/Telegrafi/