LAJMI I FUNDIT:

Hindusi me 12 gishta në dorë dhe 14 në këmbë

Hindusi me 12 gishta në dorë dhe 14 në këmbë

Një hindus është krenar me 12 gishtat e duarve dhe 14 të këmbëve të cilët i mundësuan atij të bëhet i famshëm në vendlindje dhe të sigurojë një vend në librin e rekordeve të Indisë.

Për Haramba Ashok Kumtherkar gishtat e tepërt nuk paraqesin problem fare. Ai është lindur me nga gjashtë gishta në duar dhe me nga shtatë në të dyja këmbët. Por rekordi i tij megjithatë nuk është i regjistruar në librin e rekordeve Guinness. Rekordin për më së shumti gishta në botë e mban bashkëvendësi i tij, Devender Harna, i cili ka 12 gishta në duar dhe 13 në këmbë.

Rekordi i Harambas nuk është pranuar zyrtarisht sepse disa prej gishtave të tij janë të ngjitur dhe ai nuk mund t’i ndajë. Por rekordi i tij është pranuar në librin indian të rekordeve – Limca.

Haramb është krenar me gishtat e tij edhe pse disa nuk mund t’i lëvizë pasi nuk kanë zgjatime nervore, ndërsa nganjëherë i krijojnë edhe probleme sidomos për të gjetur këpucë të përshtatshme. /Telegrafi/