Site icon Telegrafi

Hilaria Baldwin falënderon njerëzit që e kanë përkrahur bashkëshortin e saj pas rastit tragjik në xhirimet e filmit “Rust”

Hilaria Baldwin ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur bashkëshortin e saj, Alec Baldwin, pas të shtënave fatale në xhirimet e filmit “Rust”, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

Hilaria, 37-vjeçe, publikoi një fotografi të Alec, 63-vjeç, në Instagram, i cili ishte duke folur me një shofer kamioni, teksa i tha se është në lutjet e tij.

“Mirënjohës për njerëzit që e ndalojnë bashkëshortin tim të thonë se po mendojnë për të, po luten për të”, vazhdo, Alec”, “qëndro aty brenda”, “ne jemi këtu për ty”… të gjitha këto mesazhe po ia ndryshojnë jetën. Dhe gjithashtu për të gjithë familjen tonë”.

“Mirënjohës për këtë njeri që tha se po lutej për të sot, ndërsa po kalonte me makinë. Nuk e mora emrin tuaj në takimin tonë të momentit, por ju jeni një shpirt i veçantë me një zemër të madhe”, tha më tej ajo.

Instruktorja e jogës shtoi se ‘një veprim i tillë do të thotë botë për ne’.

Lexo po ashtu Alec Baldwin thotë se nuk ndjehet fajtor për vrasjen aksidentale të kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit "Rust"

Alec dhe Hilaria janë prindër të gjashtë fëmijëve – vajzës Carmen, tetë vjeçe, dhe djemve Rafael, gjashtë vjeç, Leonardo, pesë vjeç, Romeo, tre vjeç, dhe Eduardo, njëvjeçar, dhe të porsalindurës Lucia, nëntë muajshe.

Aktori është gjithashtu babai i modeles së famshme, Ireland Baldwin, 26 vjeçare.

Kanë kaluar afro dy muaj që nga rasti tragjik, ku krahas Halynas, i plagosur mbeti edhe regjisori Joel Souza. /Telegrafi/

Exit mobile version