Ylli i Tottenham Hotspur, Heung-min Son nuk e konsideron veten të jetë një nga lojtarët më të mirë në Ligës Premier, pavarësisht formës së tij jashtëzakonisht mbresëlënëse gjatë sezoneve të fundit.
Son ka qenë madhështor në fillim të sezonit 2020-21, me tetë gola të shënuar në po aq ndeshje të kampionatit dhe 10 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Ndërsa aftësia e tij për shënimin e golave, aftësitë me top dhe ritmi i lartë e kanë vendosur atë si një nga sulmuesit më të frikshëm të Ligës Premier, vetë Son thotë se kurrë nuk e ka konsideruar veten në të njëjtin nivel me Mohamed Salah, Kevin De Bruyne apo ndonjë tjetër yll.
“Asnjëherë nuk kam menduar se jam ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier. Sinqerisht, nuk e kam menduar kurrë atë për asnjë moment”, ka thënë fillimisht Son për faqen zyrtare të federatës koreano-jugore të futbollit.
“Unë gjithmonë jam përpjekur të bëj më të mirën për Tottenham dhe në ekipin kombëtar dhe të përpiqem të tregoj të gjitha aftësitë e mia”.
“Ndihet ndryshe të luaj për ekipin kombëtar dhe për Spurs. Ne do të përgatitemi mirë në mënyrë që të mund të luajmë sa më mirë mund për tifozët”, përfundoi sulmuesi anësor.
Son aktualisht është me ekipin kombëtar të Koresë së Jugut për miqësore kundër Meksikës dhe Katarit dhe po synon të sjellë formën e tij të klubit në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/