LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i atentatit të parë ndaj Trumpit: Agjentët ishin mjaft të qetë, protokolli u shkel

Hetimi i atentatit të parë ndaj Trumpit: Agjentët ishin mjaft të qetë, protokolli u shkel

Hetimi i shërbimit të fshehtë amerikan ka treguar për mungesë të komunikimit dhe përgatitjes së pamjaftueshme të agjentëve para atentatit ndaj kandidatit republikan për president, Donald Trump, në një tubim në Pensilvani.

Drejtori i shërbimit, Ronald Rowe, sot u tha gazetarëve se disa agjentë ishin shumë të relaksuar gjatë sigurimit të tubimit në Butler, gjë që çoi në “shkelje të protokolleve të sigurisë”.

Ai theksoi se këta punonjës do të përgjigjen për sjelljen e tyre joprofesionale, shkruan skynews.


Atentati ndaj Trumpit më 13 korrik nxiti kritika të ashpra ndaj shërbimit që siguron presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, çka përfundoi me dorëheqjen e ish-drejtoreshës.

Kritikët nuk e kuptojnë se si i dyshuari arriti të ngjitej në çati me një pamje të drejtpërdrejtë mbi skenën ku ish-presidenti po mbante fjalimin e tij.

Në atentat, Trumpit iu dëmtua një pjesë e veshit, një pjesëmarrës u vra, dhe dy të tjerë u plagosën. Forcat e sigurisë vranë sulmuesin 20-vjeçar. Ndërkohë, Shërbimi Sekret ka deklaruar se ndjehet “i turpëruar” për këtë dështim sigurie.

Autoritetet po hetojnë edhe një atentat tjetër ndaj Trumpit që ndodhi të dielën në Florida.

Në atë rast, Shërbimi Sekret arriti ta arrestonte sulmuesin dhe nuk u qëllua ndaj kandidatit republikan.

Rowe theksoi se Trumpi ka të njëjtin nivel mbrojtjeje si presidenti amerikan, Joe Biden dhe kandidatja demokrate, Kamala Harris në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori