Herolind Shala ndihet i lumtur pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Moldavisë në kuadër të Ligën së Kombeve.
Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.
Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 31-të nga Lirim Kastrati dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur mesfushorin Herolind Shala.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Shala në intervistën pas ndeshjes.
“Na janë nevojitur tre pikët dhe kjo fitore ishte për t’u kthyer entuziazmin dhe moralin. Treguam karakter dhe ishte fitore e rëndësishme”.
“Me paraqitjen në pjesën e parë jam i kënaqur, pasi krijuam raste”.
“Në pjesën e dytë nuk krijuam shumë, i patëm dy raste të mira, me Edonin dhe Lirimin, ku kemi mundur të shënojmë, por nuk ia arritëm”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/