Site icon Telegrafi

Herolind Shala dhe Bersant Celina ishin pjesë e stërvitjeve në ‘Fadil Vokrri’

(Foto: ffk-kosova.com)

Kosova iu është rikthyer stërvitjeve pas ndeshjes ndaj Sllovenisë për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë.

Dardanët, në orët e mëngjesit të të hënës arritën në Prishtinë, teksa në orët e mbrëmjes futbollistët që nuk luajtën dhe ata që ishin më pak të angazhuar në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë mbajtën stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e lojtarëve zhvilluan seancë rigjeneruese në hotel. Në ndeshjen kundër Moldavisë, Kosova nuk do ta ketë në dispozicion Bernard Berishën, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve dhe tashmë ka udhëtuar drejt Rusisë për t’u bashkuar me klubin e tij.

(Foto: ffk-kosova.com)

Mirëpo, lajmi i mirë është se për këtë sfidë rikthehet në mesfushë Herolind Shala, futbollisti që vrapon pa ndalë dhe është tejet i rëndësishëm për ‘Dardanët’. Ai mungoi në takim ndaj Sllovenisë shkaku i kartonëve, ndërsa mungesa e tij është vërejtur jashtëzakonisht shumë në mesfushë.

Lexo po ashtu Berisha mungesa e madhe e Kosovës ndaj Moldavisë, por në mesfushë rikthehet ‘luftëtari’ Herolind Shala

Po ashtu, gëzon fakti se në seancën e të hënës është stërvitur Bersant Celina, i cili mungoi në ndeshjen kundër sllovenëve për shkak të shqetësimeve me muskujt e këmbës dhe pritet që të jetë i gatshëm për Moldavinë.

(Foto: ffk-kosova.com)

Tani e gjithë vëmendja është te dueli me moldavët, ku synohet që me rezultat pozitiv të sigurohet mbetja në Ligën C të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)

 

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version