Për të parandaluar agresionin rus, ukrainasit po vetëflijohen dhe një rast të tillë e kanë njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Kjo e fundit njoftoi se inxhinieri i batalionit special, Vitaly Vladimirovich Skakun, doli vullnetar për të hedhur në erë urën.
Për të ndalur avancimin e kolonës së tankeve ruse u vendos që të hidhej në erë ura e rrugës së Genjiqit.
“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.
I’m in the north of #Kyiv where Russia is continuing to bomb the neighborhoods. This is the bridge that Ukraine blew up today to prevent the advance of Russian tanks. You can see ppl fleeing the city on foot scrambling over the ruins; I watched as a man dragged over his bicycle. pic.twitter.com/QVoxht2LDs
— Francesca Ebel (@FrancescaEbel) February 25, 2022
Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun.
“Okupatorë rusë, dijeni se vendi do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa jemi gjallë! Dhe sa jemi gjallë, do të luftojmë!”, thuhet në deklaratën.
Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se deri më tani kanë vdekur 137 persona duke përfshirë ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/