Heroi i ndeshjes, Moussa Dembele me dedikim të veçantë për fitoren ndaj Cityt
Sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele ka bërë një dedikim të veçantë të fitores së tyre në çerekfinale ndaj Manchester Cityt
Lyoni ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke kaluar tutje.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Maxwel Cornet (24’) dhe Moussa Dembele (79’, 87’) për Lyonin, ndërsa Kevin de Bruyne (69’) për Cityn.
Pas ndeshjes, Dembele u shpall si më i miri i takimit dhe mori çmimin nga organizatorët.
Megjithatë, sulmuesi francez pas ndeshjes pati një dedikim të veçantë për fitoren, të cilën ia dedikoi bashkëlojtarin e tij, Tino Kadewere, i cili mungoi.
“Vëllai im Tino kjo fitore është për ju, jini të fortë vëllai im!”, ka shkruar Dembele në profilin e tij në Twitter.
Tino mungoi ndaj Cityt pasi javën e kaluar grupe kriminale ia vranë vëllain dhe ai kishte udhëtuar drejt Zimbabwe për varrim. /Telegrafi/


