Hernanes kaloi për 20 milionë euro te Interi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe super mesfushori brazilian ka pasur nevojë vetëm për konferencën për shtyp për të thumbuar Juventusin dhe historinë e pistë të klubit Bianconer.

“Jam i bindur se mund të jemi shumë të suksesshëm. Dua të falënderoj të gjithë, Interi është klub i madh me shumë lojtarë të mëdhenj. Mazzarri është top trajner, ai ishte një prej arsyeve pse e zgjodha Interin”.


“Në momentin e parë që Interi u interesua për mua, unë kam dashur ta shfrytzoj rastin. Gjithmonë e kam ëndërruar Interin”.

“Unë e admiroj historinë e Interit, sepse është klubi i vetëm që kurrë nuk ka rënë në Serie B. Unë e admiroj historinë e Interit për shkak se kurrë nuk ka qenë i përfshirë në skandalet e pista të para pak viteve. Të jem në një klub që nuk ishte përfshirë kurrë në asnjë skandal, më bën të jem edhe më shumë i lidhur për të. Edhe pse më thërrasin profet, nuk dua që të bëj premtime, dua që të punojmë për të pasur suskes. ”, ka deklaruar Hernanes. /Telegrafi/

telegrafi sport app