Site icon Telegrafi

“Hera e fundit që ndërhyn në fjalët e mia”, Antonela debaton ashpër me Big Mamën në BB VIP

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP nuk kanë munguar debatet e polemikat në mes të banorëve.

Në një debat të ashpër u përfshinë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha dhe këngëtarja Big Mama.

Kjo e fundit ka devijuar situatën duke përdorur edhe fjalë të papërshtatshme për ekran.

Foto: Screenshot/Instagram

Antonela ishte ajo e cila kërkoi që Big Mama mos t’i ndërhyjë më asnjëherë në fjalët e saj.

E në anën tjetër, artistja nga Shkupi ia ktheu se ka të drejtë të shprehet sa herë që dëshiron ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Ndërhyj, hajt ndalem. Nuk mundesh”, vazhdoi më tej Big Mama.

Antonela ndërkaq duket të jetë banorja më pak e preferuar brenda shtëpisë për shkak të zënkave që krijon me të tjerët.

Ajo ka disa javë që po krijon zhurmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version