Acarim serioz i situatës që shkon përtej kornizave ekonomike, ekzistencë e diskutueshme e mbi 250 familjeve të komunitetit serb në Kosovë dhe ndërprerje e komunikimit dhe informimit për rreth 80.000 përdorues të shërbimeve të kompanisë MTS d.o.o.
Sipas kompanisë “Telekom Serbia”, këto janë pasoja në rast se kompania e saj në Kosovë del jashtë aktivitetit.
MTS d.o.o. është kompani e themeluar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për Telekomunikacionin e Kosovës dhe Serbisë nga viti 2015, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në fund të vitit 2016, kjo kompani mori licencën për të operuar sipas ligjeve të Kosovës. Themelues me 100 për qind të aksioneve është “Telekom Serbia”.
Mirëpo, Qeveria e Kosovës tani pretendon se kjo, sikurse edhe dhjetëra kompani të tjera, shkelin rendin kushtetues sepse në dokumentet e tyre për regjistrim, qytetet në Kosovë përmenden si pjesë e Serbisë.
Konkretisht në rastin e MTS-së, adresa është e shënuar si “Kosovska Mitrovica, Republika e Serbisë”.
Në periudhën e pasluftës ky qytet u nda në dy pjesë, atë jugore dhe veriore. Sot, ato janë dy komuna të ndara: Mitrovica e Jugut, e banuar me shumicë shqiptare, dhe Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe. Selia e MTS-së është në Mitrovicën e Veriut, por ka degë edhe në viset të tjera të banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit.
Qeveria e Kosovës nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se cilat janë alternativat e serbëve në rast të mbylljes së MTS-së.
A ka alternativa?
Në dy-tre vjetët e fundit, MTS-ja në Kosovë ka blerë pothuajse të gjithë operatorët kryesorë kabllorë në komunat e banuara me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër. Kjo është arsyeja pse autoriteti për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë ka nisur një hetim ex-officio në fund të nëntorit 2022.
Dyshohet se MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e tij, siç kërkohet me ligj në Kosovë.
Përveç paketave televizive, MTS-ja u ofron përdoruesve të saj edhe shërbime interneti, celulare dhe fikse.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në përgjigjen e tij për Radion Evropa e Lirë (REL) thekson se kompania serbe, MTS, në Kosovë është e autorizuar për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike sipas Marrëveshjes së Telekomunikacionit të arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në përgjigje shtohet se ARKEP-i në vazhdimësi është duke “mbikëqyrur përmbushjen e obligimeve që ka kjo ndërmarrje dhe për mospërmbushjen e tyre është duke aplikuar sanksionin ekonomik në përputhje me legjislacionin në fuqi”.
“Sa i përket çështjeve tjera, ARKEP-i është në kontakt me institucionet relevante dhe të gjitha veprimet i merr në përputhje të plotë me mandatin dhe kompetencat e përcaktuara në Kornizën Rregullatore për Komunikimet Elektronike”.
Në Kosovë ka edhe operatorë të tjerë që ofrojnë shërbime të ngjashme me MTS-në, si Telekomi i Kosovës Vala, dhe kompanitë private IPKO dhe Artmotion.
Mirëpo, pjesëtarët e komunitetit serb pothuajse nuk i përdorin shërbimet e tyre, përveç kur është fjala për telefoninë mobile nga operatorët Vala dhe IPKO. Këto dy rrjete celulare janë më të përhapura në zonat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit.
Në anën tjetër, organi rregullativ për komunikime elektronike në Serbi “RATEL” ka vite që në raportet e veta thekson se nuk ka të dhëna për përdoruesit e rrjetit celular në Kosovë.
Po ashtu, në raportin e punës për vitin paraprak, “Telekom Serbia” nuk tregon se sa përdorues ka në Kosovë, por theksojnë se gjatë vitit 2022, investimet në MTS kanë qenë pak më shumë se 1.5 milion euro.
“Telekom Serbia” nuk e pranon anulimin e licencës, paralajmëron ankesë
“Telekom Serbia” thekson se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), e ka njoftuar të premten për mbylljen e kompanisë së saj dhe shton se nuk i është dhënë asnjë mundësi për të plotësuar dokumentacionin e regjistrimit.
Ata shtojnë se arsyeja e vendimit për revokimin e lejes së punës është se njëri nga anëtarët e menaxhmentit ka pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë dhe se si alternativë e vetme për t’u përgjigjur iu është dhënë afati për ankimim prej 30 ditësh.
“Tashmë jemi duke punuar në të gjitha masat ligjore që do t’i marrim, para së gjithash ankesën, dhe nëse nuk pranohet do të kërkojmë masë të përkohshme nga gjykata”, thonë nga “Telekom Serbia”.
Ata nënvizojnë se i kanë njoftuar ambasadat e huaja në Prishtinë dhe Beograd, si dhe Bashkimin Evropian që është duke ndërmjetësuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç theksojnë më tej nga operatori shtetëror i telekomunikacionit të Serbisë, ishte e vështirë t’i shpjegohej komunitetit ndërkombëtar se një kompani po mbyllet për shkak se ka një “gabim administrativ”.
Pse kontestohet puna e kompanisë MTS?
MTS d.o.o. gjendet në listën e kompanive që mund t’u ndalohet të bëjnë biznes, sepse në formularin e regjistrimit përmend Mitrovicën e Veriut si Mitrovicën e Kosovës, e cila është pjesë e Serbisë.
Paraprakisht, për të njëjtat arsye, i ishte hequr licenca për operim edhe televizionit privat Klan Kosova, në dokumentet e regjistrimit të të cilit tregoheshin dy qytete të Kosovës – Peja dhe Gjakova, por sikur të ishin pjesë e Serbisë.
Ministria kompetente e refuzoi ankesën e kësaj media, por më 3 gusht Gjykata Ekonomike e Kosovës e shtyu ekzekutimin e vendimit për revokimin e lejes së punës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Çfarë thotë Ministria kompetente?
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë me kërkesë për të dhënë një shpjegim më të detajuar se përse kompanisë MTS i hiqet licenca, gjegjësisht pse nuk i lejohet plotësimi apo harmonizimi i dokumentacionit. Përgjigja nuk erdhi deri në publikimin e këtij teksti.
Ata nuk janë përgjigjur as në pyetjen se çfarë do të ndodhë me shfrytëzuesit e shërbimeve të MTS-së, të cilët kryesisht vijnë nga radhët e komunitetit serb në Kosovë.
Mirëpo, ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka shpjeguar më herët se kompani të caktuara kanë dorëzuar “dokumentet antikushtetuese”, në cilat qytete të Kosovës përmenden si pjesë e Serbisë gjatë paraqitjes së aplikacioneve për regjistrim.
Në fakt, këto janë dokumente që lëshohen nga autoritetet paralele serbe për qytetet e Kosovës dhe që nuk njihen nga Prishtina zyrtare.
Ministrja Hajdari nënvizoi se shkelja e Kushtetutës së Kosovës nuk mund të konsiderohet si “gabim teknik”.
Ministria kompetente ka njoftuar, gjithashtu, se janë marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, pasi kanë lejuar regjistrimin e kompanive me dokumente të dyshimta.
REL iu drejtua Bashkimit Evropian, i cili është duke ndërmjetësuar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e heqjes së licencës për punë nga kompania MTS. Megjithatë, asnjë përgjigje nuk erdhi.
Nuk janë përgjigjur as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit