Haziri: Nuk po afrohem me PDK-në - LDK është e para

Ai ka thënë se EULEX-i ka raste tjera me të cilat duhet të merret, duke përmendur vrasjen e aktivistit të LDK-së, Xhemajl Mustafa.
Në emisioni Interaktiv të Xhemajl Rexhës në KTV, ai e ka krahasuar EULEX-i me UNMIK-un sa i përket gabimeve që lidhen me atakimin e ish ushtarakë dhe komandantëve të UÇK-së, trasneton ORAInfo.
I pyetur nëse letra e shkruar bashkërisht me Buzhalën do të thotë afrim të tij me PDK-në dhe të partisë që ai përfaqëson, Haziri ka mohuar këtë. Sipas tij, LDK-ja mbron programin e vet, që sipas tij është program i caktuar për qeverisur vendin dhe është program evropian.
Sa i përket mosreagimit të LDK-së si parti, por vetëm të atij në mënyrë individuale, Haziri ka thënë se forma e reagimit të LDK-së është specifike, por jo me komunikata.
“Kjo është iniciativë e imja si deputet, e jo si grup parlamentar i LDK-së”, ka thënë ai. “Kjo letër s’ka të bëjë me afrimin tim me PDK-në. Ne kemi pasur një koalicion më herët me Remin (Rrustem Mustafën) për qeverisje lokale, por kjo ka dështuar për fajin e PDK-së. Unë kam pranuar të jem në kabinet qeverisës edhe me zotin Haradinaj dhe disa këtë e kanë parë afrim me AAK-në, por nuk është e vërtetë”.
Haziti ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me PDK-në pas zgjedhjeve nacionale. Sipas tij, kjo nuk është në agjendë të LDK-së.
“LDK-ja është përcaktuar për opozitë. Ne nuk kemi bërë kalkulime se më kë mund të shkojmë në koalicion pas zgjedhjeve, sepse ne kemi mandatarin tonë për kryeministër, e ai është Isa Mustafa. LDK-ja beson që do të jetë partia e parë në nivel qendror dhe lokal”, ka thënë ai. /Telegrafi/




















































