LAJMI I FUNDIT:

Haziri ndan mirënjohje post mortum për ish-kryetarin e Gjilanit, Daut Elezin

Haziri ndan mirënjohje post mortum për ish-kryetarin e Gjilanit, Daut Elezin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur familjen e Daut Elezit, i cili ka shërbyer si kryetar i Gjilanit për tri vjet e gjysmë gjatë Luftës së Dytë Botërore,

Haziri i ka dhënë Teuta Ramaj-Dervishi mirënjohjen post mortum për gjyshin e saj, në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin që ai ka dhënë sa ishte në Gjilan.

“Daut Elezi ishte njëri nga intelektualët e kohës, i cili ishte emëruar prefekt apo kryetar Komune në atë kohë, për të udhëhequr Gjilanin. Janë familja e tij sot në një vizitë nderi për Gjilanin, është mbesa e tij Teuta të cilës i kam dhënë mirënjohjen post mortum për gjyshin e saj. Daut Elezi, kishte fatin e gjilanasve, ashtu sikur që u pushkatuan dhe masakruan qytetarë të shumtë të Gjilanit, po ashtu edhe ai, përkundër që u kthye në Shqipëri, në Elbasan ka pasur fatin e njëjtë, është pushkatuar për shkak detyrës dhe bindjeve të tij politike gjatë kohës sa ka vepruar”, ka thënë kryetari Haziri.


Në njoftimin për media thuhet se ai ka thënë se emri i tij gjithmonë ka qenë i ndritur dhe Gjilani e ka ruajtur dhe aq më shumë që mbesa dhe pinjollët e tij janë këtu dhe do të jenë të lidhur me historinë dhe zhvillimin e qytetit në vazhdimësi.

Ndërsa në fjalën e saj, Teuta Ramaj-Dervishi, ka falënderuar kryetarin dhe Komunën e Gjilanit për kujtimin e gjyshit të saj dhe tregimeve të mira që kishin trashëguar për qytetarët e Gjilanin.

“Nga kujtimet që gjyshja ka transmetuar tek ne fëmijët, sidomos për nivelin e lartë të mikpritjes, bujarisë, respektit dhe dhuratave për familjen e Daut Elezit ne kemi gjithmonë respekt të veçantë për Gjilanin. Në atë kohë qytetarët e Gjilanit janë ata të cilët e mbështesin gjyshin tim dhe i shpëtojnë jetën duke e ndihmuar atë të largohet nga këtej, për shkak të situatës së krijuar. Është nder i madh që më pritët edhe njëherë dhe po kujtohet me kaq dashuri puna e gjyshit tim që ka bërë në Gjilan”, ka thënë ajo, duke shprehur falënderimin për kryetarin Haziri dhe qytetarët e Gjilanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori