LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Mos e neglizhoni coronavirusin, respektoni masat parandaluese

Haziri: Mos e neglizhoni coronavirusin, respektoni masat parandaluese

Pas 16 rasteve të reja pozitive me COVID-19, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen vlerësuese.

Kryetari Haziri ka apeluar të qytetarët që të mos e neglizhojnë coronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese.

Ai tha se është lajm i mirë ditëve të fundit se Gjilanit nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.


Në këtë takim u tha se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm është rënduar, pasi një numër i mantelbardhëve janë infektuar me COVID-19, derisa u kërkua nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë mbyllur 4 lokale, 3 prej të cilave në fshatin Shillovë për shkak të mosrespektimit të masave, derisa janë ndaluar 5 inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh, të cilët janë liruar.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 702 të infektuar, 499 të shëruar, 175 raste aktive, 44 të hospitalizuar, 28 të vdekur, derisa po priten rezultatet e 41 mostrave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori