LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën

Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën
Foto: Ridvan Slivova

Shefi i Shtabit të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti ka hyrë në proces të përgatitjes për zgjedhjet e 6 tetorit.

“LDK ka ndërtuar mobilizimin e brendshëm që të jetë e përgatitur për konkurrim ndaj partive dhe koalicioneve të konfirmuara”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.

“Për të fituar kësaj here jo vetëm për shkak të ecjes në takime me qytetarë që kemi parë por edhe për shkak të programit politik që kemi strukturuar. Unifikimi i LDK-së ka bërë të LDK të rreshtohet pas një gruaje, Vjosa Osmanit – profesoreshe që ka dëshmuar që ka përgatitjen dhe është e gatshme të hyjë në ndryshimet e pritura në Republikën tonë. Lista e LDK-së është listë e besimit. Duam të plasojmë besim jo vetëm shpresë”, ka thënë Haziri në Analiza Zgjedhore.


Sa i përket rivalitetit me PDK-në, ai ka thënë se me ta dallojnë shumë.

“LDK me PDK dallon si nata me ditën. Jo për shkak të ‘background’ por për shkak të politikave që kemi që janë të dallueshme. Dikush mund të thotë se nata dhe dita e bëjnë 24 orëshin, por janë rivale politike. Mendoj hilja politike e PDK-së ka marrë fund që është përdorë ndaj LDK-së që të kapitalizohet që proceset e mëdha të mbyllet dhe që LDK të del si parti e pabesueshme para njerëzve”.

“Helmimi i pusit” ka ndodh nga pesë funksionarët e PDK-së që e ka bërë parti të pabesueshme. 12 vjet janë në pushtet dhe nuk e kanë përfunduar një mandat të rregullt. Kultura e tyre politike është…po flasim për një subjekt politik dhe hilja tjetër është që të kapitalizohet gjithçka duke rrënuar të tjerët, me përçarje dhe forma të tjera që kanë aplikuar”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori