Haxhi: Ja cila është rëndësia e këtij rituali tek myslimanët!

Por çfarë në të vërtetë do të thotë ky ritual për myslimanët:
Haxhi - apo Pelegrinazhi - është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam. Haxhi është një obligim fetar për çdo mysliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje atë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë.
Për 14 shekuj, myslimanët mblidhen në Mekë duke ndjekur shembullin e profetit të tyre, Muhamedit, dhe duke rikujtuar historinë e profetëve Ibrahim dhe birit të tij, Ismailit.
Në ditën e Arafatit, dita e 9 e muajit të Dhul-Hixhes, gjithë pelegrinët mblidhen në rrafshin e Arafatit, 6 milje jashtë Mekës në një ditë lutjesh dhe adhurimi për Zotin. Dita e nesërme është dita e Kurbanit, që festohet nga myslimanët në gjithë botën.
Literarisht: Fjala 'haxh' do të thotë të shkosh tek një person apo një vend i nderuar. Për myslimanët fjala 'haxh' nënkupton adhurimin e Allahut përmes kryerjes se ritualit të Haxhit në një kohë të caktuar (dita e 9-12 e muajit Dhul-Hixhe) dhe në një vend të caktuar (Mekë), si dhe në një mënyrë të caktuar.
Allahu xh.sh. e bëri obligim kryerjen e Haxhit për myslimanët në vitin e nëntë të Hixhres (shpërnguljes në Medine). Ndaj Muhamedi ka bërë vetëm Haxhin e Lamtumirës.
Për Haxhin në Traditën e Profetit Muhamed, apo në Hadithe, gjejmë se Muhamedi (as) ka thënë:
"Islami mbështetet në pesë shtylla: ... Dhe një nga shtyllat është Haxhi”. "Shpërblimi i personit të cilit i pranohet Haxhi është Xheneti". "Ai që kryen Haxhin duke mos folur gjëra të kota dhe duke mos kryer vepra të mbrapshta, do të kthehet nga Haxhi i pastër nga gjynahet sikundër në ditën e parë të lindjes".
Profeti as. gjithashtu ka thënë: "O njerëz, Allahu e bëri Haxhin obligim për ju, ndaj kryejeni atë".
Në lidhje me këtë një person e pyeti, "O i Dërguari i Allahut, a duhet kryer Haxhi për çdo vjet? Muhamedi as. heshti dhe njeriu ia përsëriti pyetjen tre herë. I tha Muhamedi as. se "Nëse unë do të them 'PO', atëherë do të bëhej obligim për ju që ta kryeni atë (Haxhin) çdo vit, por ju nuk do të jeni në gjendje ta bëni atë".
Kaba: Disa të dhëna mbi madhësinë dhe historinë e saj
Kaba (Qabja) është ndërtesa drejt të cilës myslimanët drejtohen pesë herë në ditë gjatë namazit të tyre.
Literalisht, fjala 'Kabë' në arabisht i referohet një vendi të nderuar dhe prestigjioz.
Aktualisht Kaba është e lartë afërsisht 12 metra. Dhoma brenda Kabes është 13 me 9 metra. Muret e Kabes janë 1 metër të gjerë. Muret janë të gjitha prej guri. Muret brenda, në dallim nga ato jashtë, nuk janë të lustruara. Dyshemeja e dhomës qëndron 2.2 metra më lartë se vendi ku njerëzit kryejnë ritin e rrotullimit rreth Kabës (Ta'uafin).
Thuhet se Kaba është ndërtuar dhe rindërtuar nga këta profetë: Ademi, Ibrahimi, Ismaili dhe Muhamedi (paqja qoftë mbi ta). Asnjë godinë tjetër nuk e ka pasur këtë nder. Ndërtimi i parë i Kabës është bërë nga Profeti Adem.
Në Kur'an Allahu thotë se kjo ishte shtëpia e parë e ndërtuar nga njerëzimi për të adhuruar Allahun. Pas kësaj, Ibrahimi dhe Ismaili (paqja qoftë mbi ta) e rindërtuar Kabën.
Historianët dhe dijetarët janë të mendimit se Kaba është rindërtuar deri në 12 herë.
/Shënime të marra nga interneti/









































