Site icon Telegrafi

Hawks triumfon ndaj Celtics, Knicks dhe Nuggets marrin fitoret e radhës

Janë mbyllur tre ndeshjet e radhës në kuadër të ‘Play-Off’ në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Atlanta Hawks ka arritur t’i marrë një fitore Boston Celtics dhe ta ngushtoj epërsinë në 2-1.

Pas dy humbjeve në TD Garden, Hawks para adhuruesve të vet kanë mposhtur Celtics me tetë pikë diferencë 130:122.

Trae Young ka qenë më meritori për këtë fitore të Hawks me 32 pikë, gjashtë kërcime e nëntë asistime.

Paraqitj shumë të mirë kishte edhe Murray që e mbylli këtë sfidë me 25 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Te skuadra mysafire më i miri në parket ishte si gjithmonë Jayson Tatum me 29 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe New York Knicks 99:79 ndaj Cleveland Cavaliers dhe tani janë në epërsi 2-1.

Ndërkohë Denver Nuggets duket se do të kryej shpejtë punë me Minnesotta Timberwolves, pasi tani janë në seri prej 3-0.

Nuggets në sfidën e tretë triumfuan ndaj Timberwolves me rezultat 111:120. /Telegrafi/

Exit mobile version