Hart do të bëhet më i miri në botë, thotë Dudek

“Hart ka potencial të shkëlqyer, padyshim. Ai shumë shpejt i ka konfirmuar aftësitë e tij te ekipi i Manchester Cityt”.
“Tifozët anglezë janë ankuar së fundmi për lojtarët në pozitën e tij. Por Anglia ka pasur disa portierë të shkëlqyer dhe Hart është një tjetër në atë listë”.
“A mund ta quajmë më të mirin në botë? Është pyetje e vështirë. Ka portierë fantastikë në ligat tjera, për shembull Casillas në Spanjë ose Buffon në Serie A. Ata e kanë ruajtur formën e tyre të lartë për një periudhë të gjatë”.
“Nëse Hart e bën të njëjtën, ai do ta ketë mundësinë reale për t’u bërë më i miri në botë”, ka thënë Dudek. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































