LAJMI I FUNDIT:

Hardouin: KFOR-i në Kosovë për aq sa të jetë e nevojshme

Hardouin: KFOR-i në Kosovë për aq sa të jetë e nevojshme

Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Patrick Hardouin, ka deklaruar të shtunën në Budapest se, askush nuk e ka zbuluar shkopin magjik për ta zgjidhur problemin e Kosovës, mirëpo ka shtuar se forcat e KFOR-it do të mbesin në Kosovë, për aq sa të jetë e nevojshme, ka bërë të ditur Radio Evropa e Lirë.

“Nuk do të lejojmë që dhuna të kthehet në Kosovë. Do ta mbështesim çdo marrëveshje në mes të Beogradit, Prishtinës dhe treshes ndërmjetësuese, mirëpo nuk do t’i përkrahim zgjidhjet, që nuk janë në pajtim me vlerat demokratike”, ka thënë Hardouin, i cili ka marrë pjesë në një debat për sigurinë e Ballkanit perëndimor, që është zhvilluar në kuadër të “Vikendi i partneritetit të NATO-s”, në Hungari.