LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon për raportet që ka pasur me ndërkombëtarët për çështjen e taksës

Haradinaj tregon për raportet që ka pasur me ndërkombëtarët për çështjen e taksës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka treguar për disa raporte të vështira që ka pasur me ndërkombëtarët.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka dhënë dorëheqje për t’iu dhënë një mesazh ndërkombëtarëve se marrëveshjet që na imponojnë nuk i shkojnë vendit tonë.

“Ne s’kemi ku shkojmë. Shkojmë në shtëpi, burg e kudo ku duhet por këto formula nuk i shkojnë vendit tonë. Jo që unë nuk po dua, por janë të pazbatueshme në Kosovë. Këtë po mundohem t’ua shpjegojë aleatëve tanë”.


Kryeministri në detyrë, thotë se ka mundur të bëhet i mirë me ndërkombëtarët por ato marrëveshje nuk ka mundur t’i zbatojë.

“Edhe paraardhësit e ki që janë ulur në tavolinë kanë premtuar diçka për t’u bërë të mirë me ndërkombëtarët, por nuk kanë kalkuluar mirë ato marrëveshje. E dini se çka ndodhi me asociacionin, mirë që na nxori Gjykata Kushtetuese nga situata”, tha Haradinaj./Telegrafi/