LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë

Haradinaj thotë se shëndetësia është prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim pune drejtorin Ekzekutiv të Spitalit  Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, së bashku me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, u njoftua nga drejtori  Skender Dreshaj për gjendjen aktuale në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, i cili njëkohësisht kërkoi mbështetjen e Qeverisë për çështjet si infrastruktura e sallave dhe urgjencës, pajisjet mjekësore për funksionalizimin e të gjitha reparteve në këtë spital.

Haradinaj duke i falënderuar të gjithë mjekët për përkushtimin e tyre në misionin që e kanë, shprehu gatishmërinë që t’iu ofrojë përkrahje në fusha që ndikojnë në mirëqenien e pacientëve.


“Qeveria vazhdon ta ketë në prioritet sektorin e shëndetësisë. Fatmirësisht jemi dëshmitar që gjendja e keqe që ka qenë me vite të tëra në këtë institucion kaq të rëndësishëm, ka ndryshuar dhe do të ndryshojë për të mirë edhe në të ardhmen”, tha Kryeministri Haradinaj, duke përmendur faktin se që në fillim të mandatit, Qeveria ka rritur buxhetin për shëndetësi dhe se tani po punohet që të ndryshojë edhe metoda e dhënies së shërbimeve, duke qenë sa më të përshtatshme për pacientët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori