Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim me qytetarët duke shpalos platformën e AAK-së “Për një Kosovë ndryshe”, ka thënë se koha është tani që Kosovës t’i ndërrohet kursi duke paralajmëruar zgjedhje për vitin e ardhshëm.
Gjatë fjalimi të tij, në tubimin e thirrur nga AAK, në sallën “1 tetori”, Haradinaj është shprehsur se më këtë nivel të korrupsionit Europa nuk ia hap dyert Kosovës.
“Kosova ka stagnuar dhe ka bërë hapa mbrapa si në planin e brendshëm si në atë të jashtëm. Kosova vazhdon të mbes vendi më i izoluar në Evropë e rajon dhe qytetarët tanë vazhdojnë të mbesin më të izoluarit në botë”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.
Lideri i AAK-së, tha se “ata që e kanë kap shtetin vazhdojnë të mashtrojnë për liberalizimi e vizave herë duke fajësuar të tjerët, herë duke shfajësuar vetën”.
“Evropa nuk na hap dyert me këtë shkallë të krimit e korrupsionit, janë dhjetar zyrtarë që i ndjek ligji për krim e korrupsion por nuk po i kap ligji kurrsesi edhepse janë të zhytur deri në fyt.
Detyrë e jonë madhore është të vendosim rend e ligj, duhet të vendoset rendi dhe ligji. Plani i AAK-së për rend dhe ligji e garanton këtë. Kosova ka ushtar sot që janë të gatshëm ta mbrojnë vendin, ka prokuror e gjyqtar që janë të gatshëm të zbatojnë ligjin”.
Sipas tij, ata që biejnë ndesh me ligjin duhet të përballen me ligjin, ka ardh koha të kemi gjykatën e auditivit, të vendoset ligji në të gjitha sferat e jetës, është koha që në Kosovë edhepse pushtetarët na thonë se smund të jetohet me dinjitet, ne ta jetojmë me dinjitet.
“Janë pushtetarët ata që e kanë kap shtetin e buxhetin dhe po hyjnë edhe në xhepat e qytetarëve, po i varfërojnë ata dhe vendin.
Skena politike në Kosovë është fëlliqur shumë, këtë e dimë ne edhe të gjithë jashtë Kosove”, tha ai
Lideri i AAK-së tha se “Nuk duhet lejuar që të rrezikohet populli. Pushtetarët e kanë rrezikuar vendin, shtetin e qytetarët. Kosova ka mbet vendi më i varfër në Ballkan, me më së paku të punësuar”.
“Pushtetarët janë përkujdes që t’i vjedhin pasuritë e Kosovës, i vjedhin natën, i turpëruan bujqit e Kosovës me shumë pak grande, ka ardh kohë të veprohet, të aktivizohen pasuritë e Kosovës, ti rrisin subvencionet, tia japim këto subvencione, të fuqizohen bizneset e vogla e të mesme duke iu dhënë grande e duke i dhënë zona biznesi”.
Më tej, Haradinaj tha se “Ka ardh koha që investitorët e jashtëm të vijnë në Kosovë pa kaluar nëpër pushtetarët që ende pa fillu punë iu kërkojnë përqindje”.
“Plani ynë ekonomik i garanton këto veprime. Ne pos plani ekomomik jemi duke punuar për strategji afatagjte të zjhvillimt 2017-2027”.
Duke folur për mjekësinë, Haradinaj tha se “sot mjekësia është rrezikuar nga këta pushtetarë. Sot shëndetësia është rrezik për mjekun si dhe për pacientin”.
“Sot arsimi është problem i madh për shoqërinë tonë. Është e pafalshme nëpërkëmbja dhe përbuzja që i është bërë mësuesve tonë nga pushtetarët të cilët i kanë paralizuar dijen e njerëzve tonë. Nuk guxojmë ta lejojmë një gjendje të tillë në arsim”, tha lideri i AAK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa