Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradina, në akademinë përkujtimore të organizuar nga OVL UÇK në Pejë për nder të Ditës së Dëshmorëve të Kombit, ka thënë se qëllimet e armikut kanë qenë shumë të këqija për Pejën.
“Është nder për mua me fol para bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve në Pejë, besoj e kuptoni se qëllimet e armikut kanë qenë gjithmonë jo të mira për këtë pjesë të Kosovës, pra për Pejën. Në ato qëllime, armiku kishte mbështetjen me krejt arsenalin luftarak dhe kishte interesa të mëdha, mirëpo mobilizimi ynë i atëhershëm me shtabet lokale dhe pozicionet e para luftarake, bashkëpunimi me shtabin emergjent në Pejë dhe gradualisht një konsolidim i yni i UÇK-së bëri që në Pejë të kthehet çdo zonë, pra çdo pjesë e territorit të Komunës së Pejës”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme.
“Në momentet kyçe UÇK-ja jo vetëm që ishte prezente në këtë zonë duke përfshirë edhe qytetin, por edhe arriti me kriju edhe momente të çmuara luftarake. Pra në bashkë arritëm me i zhvendos disa raste me pritë ose me pengue depërtimin e armikut”.
“Lufta e UÇK-së e sjelli lirinë dhe i dha përjetësinë shumë njerëzve, i dha përjetësinë të dashurve tanë. Peja ka shumë dëshmorë, martirë por edhe të pagjetur ende, por nga lufta doli edhe e rrënuar krejtësisht. Ju e dini se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme”, është shprehur Haradinaj.
I pari i AAK-së ka thënë se ne mund të jemi plotësisht të sigurt vetëm atëherë kur Kosova është anëtare e NATO-së.
“Sot jemi të gjithë bashkë, në Kosovën e lirë, në Republikën tonë, me Polici, Ushtri, shkolla, me institucione por edhe në aleancë me NATO dhe me Amerikën, një aleancë shumë e çmuar. Sot në Kosovë flitet për shumë tema, ne nuk duhet ta ndalim vetën, është mirë të arrihet marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbinë me njohje, dhe njëkohësisht ta ruajmë Kushtetutën tonë, sistemin tonë dhe institucionet tona”.
“Dokumenti franko-gjerman e që në fakt është amerikan, na duhet neve sepse kemi nevojë me nis procesin për anëtarësim në NATO, sepse sot siguria është gjëja më e rëndësishme në botë. Ne mund të themi se jemi plotësisht të sigurtë vetëm atëherë kur jemi anëtare e NATO-së. Është e pamundur me konfirmu se jemi të sigurt pa qenë anëtare të NATO-së. Edhe shtetet më të fuqishme në botë janë anëtare të NATO-së sepse kjo bëhet për mbrojtje të përbashkët”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Asociacioni duhet ti nënshtrohet një shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese dhe të sillet në Kuvendin e Republikës.
“Ne duhet ti themi botës se kemi marrë obligime siç është Asociacioni, por ky i fundit së pari duhet me kalu në Gjykatën Kushtetuese e cila e vlerëson nëse është ose jo kushtetues. Ne i themi se Asociacioni duhet të sillet edhe në Kuvendin e Republikës, pra jo me bë improvizime dhe eksperimente. Pra, ne nuk duhet me i ikë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për me pa se a është në përputhje më ligjet tona”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka bërë thirrje për bashkimin e forcave politike në lidhje me temat e rëndësishme për vendin, sepse kësisoj rritet mundësia për ecje para.
“Ne nuk guxojmë të jemi të ndarë në procese të rëndësishme për vendin sepse e dobësojmë veten, e zvogëlojmë mundësinë tonë për me ecë përpara. Ne duhet ta kuptojmë se nuk zhbllokohet procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare pa i kry obligimet tona, d.m.th. Asociacionin. Nëse ne bëhemi bashkë dhe e kalojmë Asociacionin përmes Gjykatës Kushtetuese, atëherë besojë se nuk do të ketë pengesa më rrugës”, ka përfunduar Haradinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët