LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: PDK nuk ka arritur të shkëpusë periudhën para dhe pas pavarësisë, Kosova paraqitej si një vend që nuk mund ta qeverisë veten

Haradinaj: PDK nuk ka arritur të shkëpusë periudhën para dhe pas pavarësisë, Kosova paraqitej si një vend që nuk mund ta qeverisë veten

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mori pjesë në një tubim në Gjilan me simpatizantë e mbështetës të AAK-së.

Haradinaj ka folur për rëndësinë e pavarësisë, duke thënë se liderët e mëhershëm, të pas-pavarësisë nuk i kanë dhënë rëndësinë e merituar ndaj faktit se Kosova është e pavarur.

“Arsyeja pse PDK i ka humbur këto kualitete, është se ata nuk kanë mundur me e bë shkëputjen në periudhën e para pavarësisë dhe pas pavarësisë. Ata i kanë nxjerr në vështirësi edhe partnerët, sepse ata e kanë vujtë një gjendje, pasi që Kosova paraqitej si një vend që nuk mund ta qeverisë veten”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të ketë qeveri burimore.

“Edhe pse kemi vuajtur shumë, në periudhën deri në liri, prapë se prapë na vjen mirë që çështja e Kosovës, është burimore, nuk jemi më të qeverisur nga të tjerët. Një shtet kur e shpall veten të pavarur, është i detyrum, obligohet me qeverisë veten dhe me i mbajt përgjegjësitë. Nëse nuk e qeverisë veten, është dëm i madh, mohohet ajo që ka ndodh dhe mund të humbet ndonjë prej komponentëve të pavarësisë. Pavarësia të obligon të qeverisësh vetë, t’i mbash përgjegjësitë, dhe t’i mbash raportet. Prej këtij rreziku, humb edhe territor”, ka thënë Haradinaj.

Në trend

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Apeli ndryshon vendimin e Themelores, Shaban Gogaj dënohet me 6 vjet e 6 muaj burgim

Drejtësi
Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Kurti tregon arsyet e vizitës së sotme në Leposaviq

Lajme
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori