Para simpatizantëve të AAK-së në Dardani të Pejës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se edhe pse janë marrë disa vendime me rëndësi gjatë qeverisjes së tij, theksoi se duhet angazhim për nxitjen e rritjes ekonomike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm.
Haradinaj po ashtu tha se duhet të krijohen privilegje për diasporën dhe investime të huaja. Ndonëse, sipas tij, arsyeja pse Kosova ka ngecë në ekonomi, është se Kosova ende nuk i ka përmbyllë disa tema.
Haradinaj tha se vetëm AAK dhe PSD kanë guxim dhe mund të bëjnë ndryshime në vend. Ai garantoi se munden me garantua rritje ekonomike nga 4 përqind sa është sot, në 8 përqind, dhe 10 përqind rritje të pagave. Mirëpo, Haradinaj foli dhe vlerësoi edhe punën e partive tjera në vend.
“Ne mundemi me krijua fond për të rinj, ashtu siç kemi bërë për bujqësi dhe për projekte të tjera. Pra, Kosova mundet me qenë storie e suksesit për ekonomi dhe zhvillim të brendshëm. Në rastin konkret të PDK-së, i falënderoj për besimin që kemi bashkë-rrugëtuar, kemi kryer disa punë bashkë, por e vërteta është se janë treguar të pa qëndrueshëm në do momente kritike, edhe ata po donë me ‘la’ veten për 20 vjet dhe po dëshirojnë që të gjithë të tjerët me i marrë përgjegjësitë e këqija, e ashtu nuk shkon. Te LDK-ja, sa herë vijnë zgjedhjet, thonë ‘e ç’kapim shtetin’, e ju e dini sa kanë hequr me ia bërë votat presidentit Thaçi për me u zgjedhë. Kur jemi te Vetëvendosja, një herë na kanë bindur se janë rini e mirë, entuziastë, por me kalimin e kohës po shihet se disa prej tyre që janë në udhëheqje kanë bërë mashtrime. Por, çka është dallimi te AAK dhe PSD, edhe ne nuk jemi të përkryer, por jemi vërtet ata që jemi. Të gjithë ato qëndrime dhe politika i themi dhe mundemi me iu shikuar në sy se e dimë që do jemi me ato rezultate që i garantojmë para juve”, deklaroi Haradinaj.
Ai në Dukagjin, sonte në orët e vona derisa foli për infrastrukturë, arsyetoi edhe idenë e tij për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
“Edhe autorruga e Dukagjinit nuk është një autorrugë për hatër të shpronësimeve, ose se ne nuk po dimë me e harxhuar paranë. Ne e dimë që Kosova ka plotë kërkesa, por pa infrastrukturë është zor me bërë zhvillim ekonomik. Andaj, më 6 tetor iu lus të bashkohemi 100 përqind Kosovë dhe po bashkohemi me qenë zotë shtëpie në shtëpinë tonë”, deklaroi Haradinaj.
Ai ka ftuar që më 6 tetor ta votojnë programin “100 përqind Kosovë”.
Ndërsa, Ali Berisha kryetar i degës së AAK-së në Pejë, tha se AAK dhe PSD në këto zgjedhje kanë vetëm një synim, të jenë partia e parë në Kosovë dhe të udhëheqin me qeverinë e Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania