Kryeministri i vendit, njëkohësisht edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndalur pasditen e së shtunës edhe në Kaçanik ku i ka takuar strukturat e partisë së tij.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, Haradinaj deklaroi se e pranoi detyrën e të parit të qeverisë që ta udhëheqë vendin në procese të rëndësishme.
Duke folur për sektorë të ndryshëm, kryeministri tha se fillimisht i kishte kushtuar vëmendje sigurisë duke u kujdesur për Policinë e Kosovës, duke krijuar ushtrinë dhe duke marrë masa për të forcuar gjyqësinë.
Ai tha më theksoi se fokusi i tij ka kaluar tek ekonomia, sidomos prodhimi. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se janë marrë disa vendime të rëndësishme për prodhuesit që më parë nuk janë lejuar të merren.
“Me ne ka udhëhequr bota, na nuk e kemi udhëhequr veten. E tani imagjinoni kushdo që ka ardhur tek ne, ai ka lakmuar që malli i vendit të tij me u shit këtu. Neve na kanë parë si treg, edhe na kanë trajtuar si treg. Edhe në botë ende na trajtojnë si treg. Nuk kanë dëshirë ne të prodhojmë energji prej qymyrit tonë, por me e ble diku”, ka thënë ai.
Duke u ndalur në raportet me vendet mike të Kosovës, Haradinaj tha se partnerët duhet ta mësojnë të vërtetën pasi që sipas tij, vetëm kështu raportet dhe miqësia nuk do të vihet në dyshim.
Ai pranoi se me Bashkimin Evropian janë disa sfida, të cilët po punojnë për t’i tejkaluar, ndërsa paralajmëroi se liberalizimi i vizave do të vijë së shpejti.
Kryeministri gjithashtu tha se ka pasur kërkesa ndaj vende të tjera që të lëshojë viza pune për kosovarët.
Haradinaj u shpreh se është për ta bërë Kosovën shtet dhe për t’i treguar të gjithëve në rajon se mund të punojmë së bashku vetëm si shtete, pasi sipas tij, ka kaluar koha kur Kosova ka pranuar detyra nga të tjerë. Ai shtoi se nuk frikësohen as nga gjykatat.
“Unë jam që t’i kryej punët e këtij vendi edhe jam për me e bë Kosovën tamam shtet, dhe për t’i treguar të gjithëve në rajon se si shtet mund të punoni me ne. Ka shkuar koha kur dikush na ka dhënë detyra, ka shkuar koha që na nënshtruan sa herë që ju ra në mend, nuk mund të na ligni as me këto gjykata as me diçka tjetër çka do qoftë, këtij vendi jemi edhe duam t’i kryejmë punët e vendit”, vijoi Haradinaj, transmeton kp.
Kryeministri ka ftuar kaçanikasit që të mos heqin dorë nga puna e tyre për të ndihmuar vendin. Ai shprehu besimin se një ditë, kosovarët do të largohen nga vendet perëndimore dhe do të kthehen në vendin e tyre për të punuar.
Në këtë takim foli edhe kryetari i degës së AAK-së në Kaçanik, Hajrush Kurtaj, i cili lavdëroi punën e kryeministrit Haradinaj në krye të qeverisë së Kosovës.
Më pas, kreu i AAK-së, Haradinaj, iu shpërndau librezat e partisë rreth 90 anëtarëve të rinj të cilët kanë kaluar në AAK-në e Kaçanikut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker