LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Zhur, viziton familjen e Rami Badallaj

Haradinaj në Zhur, viziton familjen e Rami Badallaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Zhur, ku ka vizituar familjen Badallaj dhe ka bërë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve.

Haradinaj ka çmuar lartë jetën dhe veprën e kësaj familjeje.

“Të rralla janë familjet që kanë dhënë aq shumë ushtarë për Kosovën, si ajo e Shefket Badallajt nga Zhuri. Sot kam bërë homazhe te lapidari i Dëshmorëve të Zhurit për nder të sakrificës për liri të dëshmorit të kombit, Mirjetit, dhe në shenjë mirënjohje vizitova edhe familjen e Rami Badallajt.


Ramiu mori pjesë në dy luftëra, pjesëtar i Brigadës 128 të Pashtrikut, e motra Tefidja, në Brigaden 138 të Dukagjinit, poashtu dëshmore, kurse dy vëllezërit, Jetmiri dhe Mirjeti, në Brigadën 151 të Llapit.

Familja emblematike Badallaj, është dëshmi e gatishmërisë së shqiptarëve për ta mbrojtur pragun e lirisë, kurdo dhe kudo që e kërkon Atdheu”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori