Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut në përvjetorin e kësaj ngjarje makabre qe tronditi botën.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocisit serb në Kosovë.


"Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:Përulemi e nderojmë të rënët për liri në të gjithë vendin e veçanërisht viktimat e Masakrës së Reçakut, civilët e masakruar në zemër të Evropës, masakër kjo që shokoi dhe vuri në lëvizje gjithë botën demokratike që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Kjo masakër mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar. Mirënjohës përjetë Ambasadorit amerikan William Walker që e përkufizoi këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut! /Telegrafi/