Haradinaj: Kosova në duar të mafias energjetike, retorika boshe e Qeverisë Kurti i ka filluar goditjet e para për popullin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është në duar të mafias energjetike dhe sipas tij po i vihet në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka besuar se për një kohë të shkurtër ky gabim do të dilte në pah.
“As unë nuk e kam besuar që për një kohë aq të shkurtër të vinte në pah gabimi strategjik i Qeverisë Kurti për anulimin e projektit Kosova e Re në Maj të 2020 i nënshkruar me kompaninë Amerikane Contour Global. Kur ne kemi nënshkruar marrëveshjen në vitin 2017 për investim prej 1.3 miliardë euro, ne kemi qenë të vetëdijshëm se thëngjilli nuk është e ardhmja e energjisë por, Kosova nuk ka pas alternativë të shpejtë që ruan qytetarin, garanton zhvillim ekonomik dhe ruan pavarësinë energjetike të Kosovës. Ne nuk ishim vend aq i zhvilluar që me lehtësi dhe pavarësisht kostos së lartë, kalon në energji alternative”, shkruan Haradinaj.
Sipas tij, me 500MË që do të prodhoheshin dhe me 10.000 vende të reja të punës që do të krijoheshin, dhe kanë besuar se dëmet në ambient do të ishin të pranueshme, në raport me përfitimet që do të kishte Kosova.
“Jam fyer dhe jam linquar për atë se çmimi i energjisë i garantuar prej 80€ MË është tejet i lartë dhe se ky çmim do të shkatërrojë ekonominë e Kosovës e lloj lloj sharjesh tjera. Të kota ishin sqarimet tona se të gjitha parashikimet ishin se çmimet e energjisë së vitit 2017 ishin të paqëndrueshme”, thotë Haradinaj.
Tutje ai shkruan se ka qenë i bindur që këto fushata kanë qenë të orkestruara dhe financuara nga mafia energjetike.
“Mafia energjetike e cila meqenëse veq kishte gjetur strehë tek lëvizja Vetëvendosje me ndërtimin e kapaciteteve të reja do të humbiste një treg të madh siç është tregu i Kosovës”, shkruan Haradinaj.
“Sot zyrtarët e KEDS dhe KOST në raportet e tyre thonë se: KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike me çmim mesatar prej €242 megavat/orë kurse gati dyfishi i vlerës së tetorit është importuar me çmim prej €340 me 24 Nëntor. Kërkesa është rritë me 200MË në krahasim me vitin e kaluar”.
Ndërkaq tutje, Haradinaj thotë se nuk ka informacione si është situata në dhjetor, por e qartë që në momentin e parë që ashpërsohet moti, një Zot e di sa do të jetë çmimi.
“Dhe është pikëpyetje e madhe se a do të ketë Kosova mjete që të blejë energji me çmime astronomike. KEDS dhe KESCO nuk kanë se si të i shpëtojnë kolapsit nëse trendet aktuale vazhdojnë. Popullizmi dhe retorika boshe e Qeverisë Kurti po shihet se i ka filluar goditjet e para për popullin e Kosovës dhe dëmet e vendimeve të gabuara strategjike për kohë të gjatë do të i paguajë qytetari i Kosovës”, shkruan tutje ai.
Sipas tij, refuzimi i projektit të gazsjellësit, ka pasoja edhe në pozitën energjetike të Kosovës.
“Fatkeqësisht edhe refuzimi i gazsjellësit amerikan, së fundmi, do të sjellë pasoja të paparashikueshme për pozitën energjetike të Kosovës dhe jo vetëm. Me të drejtë shtrohet pyetja: Kush janë këta njerëz që rrezikojnë stabilitetin e çmimeve dhe pavarësinë energjetike të Kosovës?!”, përfundon Haradinaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore…” – Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze